Site icon Telegrafi

Aeroplani luftarak pësoi një defekt, rrëzohet në tokë – piloti reagon shpejt duke u hedhur me parashutë (Video)

Pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin kur një pilot largohet nga aeroplani i tij luftarak F-16, i cili më pas u rrëzua në një depo jashtë bazës rezervë ajrore në Kaliforni të enjten pasdite.

Ndërkohë, përcjell Telegrafi, një shpërthim flakësh mund të shihet në anën e majtë, derisa piloti nxjerr parashutën për siguri.

Aeroplani luftarak i Gardës Kombëtare qëndron në ajër përpara se videoja, e regjistruar nga një shofer në autostradën që shtrihet aty afër ndalon së regjistruari, para se aeroplani të rrëzohet.

Bëhet e ditur se piloti, i cili ishte i vetmi person në aeroplan dhe nuk është identifikuar, shpalli një emergjencë përpara se të hidhej dhe të zbriste në aeroportin afër Cactus Avenue dhe Meridian Parkway.

Zyrtarët e bazës kanë thënë se aeroplani mund të ketë përjetuar një “dështim të mundshëm hidraulik”.

Ndërsa bëhet e ditur se piloti nuk u lëndua dhe nuk pati njoftime për plagosje të rënda në terren. /Telegrafi/

Exit mobile version