Telegrafi

Aeroplani luftarak F-16 i shpëton jetën pacientit: Mjekët kërkuan ndihmë nga aviacioni ushtarak

Personeli mjekësor në Norvegji i kishte kërkuar ndihmë aviacionit ushtarak, për transportimin emergjent të pajisjeve medicinale nga një spital në tjetrin, me qëllim që të shpëtoj jetën e një pacienti.

Një pacient po luftonte për jetën e tij, sigurisht se do të ishte i vdekur, po të mos ishin pajisjet speciale të cilat ia lehtësojnë punën zemrës dhe mushkërive, transmeton Telegrafi.

Një spitali në qytetin Bodo ku po trajtohej pacienti i mungonin këto pajisje, pasi ato gjendeshin në një spital tjetër në Tronthajm, që ndodhet 450 kilometra në jug të vendit.

Në ato momente dy aeroplanë luftarak të tipit F-16, janë bërë gati për fluturim nga një bazë në afërsi të Tronthajmit.

“Ata nuk pyetën asgjë përveç madhësisë së pajisjeve”, ka deklaruar Anders Veting Karlsen, mjek kryesor në spitalin “Shën Olafi”.

Për fat të mirë, njëri nga aeroplanët luftarak ishte i pajisur me një kavo në pjesën e jashtme, që i mundësoi transportimin e pajisjeve.

Ato pajisje ishin ngarkuar në aeroplan, dhe janë transportuar me shpejtësi maksimale për në qytetin Bodo.

“Për këtë distancë zakonisht nevojiten 35 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes, por duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre pajisjeve, piloti ynë ka rritur shpejtësinë duke arritur në destinacion për më pak se 25 minuta”, ka deklaruar komandanti i forcave ajrore Borge Klepe. /Telegrafi/