Telegrafi

Aeroplani luftarak F-16 rrëzohet mbi një ndërtesë në bazën ajrore amerikane, piloti shpëton duke u katapultuar (Video)

Një aeroplan luftarak i ushtrisë amerikane F-16 është rrëzuar në një bazë ajrore, ku mbetën të lënduar dy persona.

Për fat të mirë është shmangur tragjedia, pasi armatimi që ishte i vendosur brenda aeroplanit nuk ka shpërthyer, transmeton Telegrafi.

E sipas pamjeve të mediave amerikane në kulmin e një ndërtese ku është rrëzuar aeroplani, është krijuar një gropë e madhe, kurse brendësia e saj ka shpëtuar pa dëme materiale.

Raportohet se piloti ka arritur të katapultohet dhe aktualisht gjendet në spital. E në bazën ajrore që gjendet rreth 100 kilometra në lindje të Los Angeles, zakonisht qëndrojnë nga 2,000 deri në 6,000 ushtarë dhe rezervistë. /Telegrafi/