Telegrafi

Aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë që la të vdekur 157 persona gjatë përplasjes, dëmtoi një sensor të rëndësishëm gjatë nisjes (Foto)

Të gjithë anëtarët e bordit, që ishin në Ethiopian Airlines Boeing 737 Max kanë mbetur të vdekur, kur aeroplani u përplas gjatë muajit të kaluar, vetëm pak minuta pas nisjes.

Hulumtimet e para, tregojnë se këtij aeroplani të linjës ajrore të Etiopisë, i është dëmtuar një sensor i rëndësishëm në nisje, nga një objekt i jashtëm apo shpezë, transmeton Telegrafi.

Dëmtimi i sensorit ka bërë që të mblidhen të dhëna të pasakta dhe piloti të aktivizojë një softuer, që e manovron me shpejtësi aeroplanin për ta ngritur lartë, por që nuk ka arritur efektin e duhur dhe ka nisur të binte teposhtë.

Dëmtimi i një sensori, shkaktoi aksidentin e Ethiopian Airlines

Raportohet se pilotet janë mundur ta ngritin pjesën e përparme të aeroplanit, por nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll, duke rezultuar me aksidentin fatal që la të vdekur 157 persona.

Të dhënat e deritanishme, janë mbledhur nga ekspertët e aeronautikës dhe njohës të ndërtimit të aeroplanëve, zyrtarët e aviacionit në Etiopi, pritet të dalin gjatë këtyre ditëve me një deklaratë zyrtare. /Telegrafi/