Telegrafi

Një linjë ajrore largoi nga aeroplani 19 pasagjerë pak para fluturimit për një arsye të çuditshme

Një linjë ajrore ua kërkoi disa pasagjerëve të zbrisnin nga aeroplani që do të udhëtonte nga Lanzarote për në Britani pasi u rëndua shumë.

Fluturimi nga aeroporti Arrecife për në aeroportin John Lennon të Liverpulit u shty gati dy orë pasi pesha dhe kushtet e këqija të fluturimit po e bënin të pamundur ngritjen, transmeton Telegrafi.

Në një video që postoi një pasagjer në TikTok, piloti mund të dëgjohet duke thënë: “Faleminderit të gjithëve që erdhët këtu sot. Por ka kaq shumë pasagjerë sot sa që aeroplani është mjaft i rëndë”.

“Rëndimi i aeroplanit dhe pista mjaft e shkurtër me kushtet aktuale të pafavorshme këtu në Lanzarote, e kanë bërë të vështirë që ky aeroplan të ngritët”.

@razza699 This is madness 🙈🙈😱#fyp #easyjet #lanzarote #Liverpool #johnlennon #Airport #holiday #flying ♬ original sound – Ryan Williams

“Siguria është prioriteti ynë numër një, nuk ka asnjë mënyrë, me kushtet aktuale të erës, që ne ta nisim këtë aeroplan. Ka një sërë faktorësh – është shumë nxehtë, era nuk është fantastike, drejtimi nuk është i mirë”, shpjegoi piloti.

“Tani, ju mund të pyesni veten se çfarë ndodh më pas dhe kjo është ajo që kam ardhur këtu për të thënë. Kam folur me ekipin tonë të operacioneve dhe mënyra e vetme për të zgjidhur një problem me një aeroplan të rëndë është ta bëjmë atë pak më të lehtë”.

“Nëse është e mundur, do të doja të kërkoja deri në 20 vullnetarë që të zbresin nga aeroplani. Me një kompensim”.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha se 19 pasagjerë në mënyrë vullnetare zbritën nga aeroplani. /Telegrafi/