Telegrafi

Aeroplani me të cilin kthehej Haradinaj nga Londra, detyrohet të aterojë në Sofje

Aeroplani me të cilën po udhëtonte kryeministri i Kosovës nga Londra në drejtim të Prishtinës, nuk ka arritur të ateronte në Aeroportin “Adem Jashari”.

Kjo për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të mëdha të borës.

Telegrafi mëson se aeroplani pak para se të arrinte në Kosovë është detyruar të kthehet, duke u ateruar në aeroportin e kryeqytetit bullgar, Sofje.

Ndryshe, Haradinaj po qëndronte në Londër në kuadër të Samitit të WB6 organizuar nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH)./Telegrafi/