Një aeroplan i përfshirë në tym është parë në pistën e aeroportin O’Hare në Çikago, i njohur si aeroporti më i ngarkuar në botë.
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e aviacionit kanë thënë se incidenti ka të bëjë me një aeroplan komercial të “American Airlines” që u detyrua të abortojë fluturimin.
Po sipas medieve të huaja, tanimë zjarri është shuar dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/
Plane on fire on runway in #Chicago pic.twitter.com/6fnrKZ7svP
— Ivy Charmatz (@ivycharmatz) October 28, 2016