Site icon Telegrafi

Aeroplani i linjës Tiranë-Munih goditet nga rrufeja në fluturim (Foto)

Një aeroplan i nisur mbrëmjen e shkuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Gjermanisë është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit.

Aeroplani është nisur rreth orës 18:20 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ai është goditur nga rrufeja në fluturim e sipër.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar në “Ora News” edhe foto të aeroplanit, rrufeja e ka goditur mjetin fluturues në pjesën e motorit.

Përballë kësaj situate, aeroplani ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Aeroplani është goditur në pjesën e përparme të tij, ashtu sikurse duket edhe në foto. Sipas dëshmitarëve, pasagjerët janë transportuar me tjetër aeroplan nga Lubjana me destinacion Munihun e Gjermanisë.

Exit mobile version