Site icon Telegrafi

Aeroplani huq pistën, pesë të vdekur si pasojë e aksidentit (Video)

Një aeroplan cargo me gjashtë persona në bord është rrëzuar gjatë rrugës nga Puerto Carreno për në kryeqytetin kolumbian Bogota.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani duket se ka dështuar pistën dhe ka pësuar aksident menjëherë pas kësaj.

Po sipas medieve të huaja, vetëm një nga gjashtë personat në bord i mbijetuan aksidentit dhe u transferuan në San Juan de Dios Hospital. Pesë anëtarët e tjerë të ekuipazhit kanë humbur jetën.

Detajet e incidentit janë duke u hetuar dhe Kryqi i Kuq kolumbian ka raportuar se stafi vullnetar janë duke punuar në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version