Një aeroplan mallrash e ka huq pistën para se të përplasej me barrierat e një rruge automobilistike.
Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Parisi, kishte thyer barrierat para se të ndalonte një rruge afër aeroportit të Bergamos, Itali, përcjell Telegrafi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, ekipet e urgjencës në aeroport, arritën në vendngjarje rreth orës 4 të mëngjesit.
Media vendase thonë se incidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq në këtë zonë.
Për fat të mirë, askush nuk është raportuar të ketë qenë i lënduar në aksident dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në gjendje të mirë. /Telegrafi/