Site icon Telegrafi

Aeroplani huq pistën, 164 pasagjerët përjetojnë tmerrin (Video)

Një aeroplan pasagjerësh doli jashtë pistës me 171 persona në bord, vetëm pasi ai zbarkoi në qytetin perëndimor rus të Kaliningradit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, njëra nga “këmbët” e aeroplanit ishte dëmtuar dhe pasagjerët e tmerrar u desh të evakuohen përmes një “rrëshqitëse emergjence”.

Aeroplani Aeroflot A321, i cili po fluturonte prej Moskës, kishte shtatë anëtarë të bordit dhe 164 pasagjerë.

Ai thuhet se u ndalua rreth 150 metra nga pista. Si pasojë, shtohet më tej, tre pasagjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version