Site icon Telegrafi

Aeroplani humb kontrollin e kabinës, lëndohen 30 pasagjerë

Më shumë se 30 pasagjerë të fluturimit nga kompania Ryanair u dërguan në spital, pasi që avioni kishte bërë një ulje emergjente në Frankfurt, për shkak të humbjes së presionit të kabinës.

Fluturimi FR7312 nga Dublini, kishe bërë ulje emergjente në Frankfurt, shkruan BBC, transmeton Telegrafi. Shumë njerëz u ankuan për lëndim të veshëve, por vlerësuan se pilotët bënë një punë të shkëlqyeshme.

Aeroplani mbante 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve u shtruan në spital, dhe disa vendosën të mos vazhdonin me udhëtimin e tyre, thanë policia gjermane.

Disa nga udhëtarët i thanë gazetës Irish Times se çfarë kishin përjetuar, ka shkruar BBC.

“Ne ishim në aeroplan, ne fluturuam dhe përkundër maskës së oksigjenit, mbetem në errësirë për 15 minuta, nuk kishte siguri vetëm njerëzit që bërtasin ’emergjencë, emergjencë”, kishte thënë njëri nga ata që përjetuan ngjarjen.

Pasagjerët gjithashtu kanë kritikuar trajtimin e tyre pasi kishin zbritur, duke thënë se atyre nuk u ishte dhënë ushqim e pije mjaftueshëm dhe ishin detyruar të flinin në një dysheme betoni apo në shtretër. /Telegrafi/

Exit mobile version