Telegrafi

Aeroplani fluturoi shumë afër pushuesve të plazhit, mblodhi ujë për të shuar një zjarr në afërsi (Video)

Të pranishmit në një plazh të Spanjës, mbetën të habitur nga një aeroplan i lehtë, që kaloi shumë pranë tyre, që të mblidhte ujë në det, për të shuar një zjarr.

Me të shmangur goditjen e një ndërtese në afërsi, fluturakja zjarrfikëse kaloi shumë afër pushuesve, ndërsa mblidhte ujë pranë një barke dhe disa sportistëve me kanua, transmeton Telegrafi.

Intervenimi i rrallë është realizuar me sukses në një zonë turistike në San Sebastian, që ndodhet në kufi me Francën.

Raportohet se mbledhja e ujit, është kryer për të shuar një zjarr që kishte shpërthyer në afërsi dhe sasia e ujit, e ka shuar flakën në tërësi. /Telegrafi/