Të pranishmit në një plazh të Spanjës, mbetën të habitur nga një aeroplan i lehtë, që kaloi shumë pranë tyre, që të mblidhte ujë në det, për të shuar një zjarr.
Me të shmangur goditjen e një ndërtese në afërsi, fluturakja zjarrfikëse kaloi shumë afër pushuesve, ndërsa mblidhte ujë pranë një barke dhe disa sportistëve me kanua, transmeton Telegrafi.
Intervenimi i rrallë është realizuar me sukses në një zonë turistike në San Sebastian, që ndodhet në kufi me Francën.
Raportohet se mbledhja e ujit, është kryer për të shuar një zjarr që kishte shpërthyer në afërsi dhe sasia e ujit, e ka shuar flakën në tërësi. /Telegrafi/