Site icon Telegrafi

Aeroplani F-35 i ushtrisë amerikane rrëzohet në Alaska, piloti arrin të katapultohet – pamje nga momenti rrëqethës

Një video e re e publikuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një aeroplan ushtarak F-35 i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë bazës ajrore në Alaska gjatë të martës.

Aeroplani i avancuar luftarak u përplas rreth orës 12:49 në bazën ajrore Eielson në Alaska, transmeton Telegrafi.

Piloti është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për vlerësim, por nga ushtria kanë bërë të ditur se është jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu u theksua se kanë filluar hetimet, ka konfirmuar koloneli Paul Townsend, komandant i Brigës së 354-të në Eielson.

Në video shihet aeroplani F-35 duke u rrokullisur dhe rënë në mënyrë spirale në drejtim të tokës, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr të madh.

E piloti shihet që ishte katapultuar me kohë dhe se po binte me shpejtësi të vogël me parashutë. /Telegrafi/

Exit mobile version