Një aeroplan thuhet se është evakuuar në pistë në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut pasi një raport i një pakoje të dyshimtë shkaktoi një ulje emergjente.
“Një aeroplan që udhëtonte nga Indianapolis në New York City u ul në mënyrë të sigurt në Aeroportin LaGuardia rreth 3:03 pasdite me kohën lokale pas një incidenti sigurie”, ka thënë Administrata Federale e Aviacionit për Fox News në një deklaratë.
Just in:@AmericanAir confirms “potential security issue” aboard AA4817 as it lands at LGA.
No reports of injuries to 76 passengers and 4 crew. @CBSNews pic.twitter.com/1PiogYAnFf
— errol barnett • cbs (@errolbarnett) October 9, 2021
“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt jashtë avionit”.
So the end of our flight got interesting pic.twitter.com/gdJSUUG906
— Laura (@lbrgdl) October 9, 2021
American Airlines, një partner i Republic Airways, lëshoi një deklaratë duke konfirmuar një incident të ndodhur.
Suspicious Device on Airplane – 2 Alarm Emergency Response at LGA Airport
Evacuation in process#LaGuardia #Newyork pic.twitter.com/ecV4EUwjet
— Newsistaan (@newsistaan) October 9, 2021
Videot në mediat sociale u shfaqën shpejt duke treguar njerëz që qëndronin në asfalt dhe forcat e rendit nxitonin rreth një aeroplani.
Autoriteti Portual nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Fox News. /Telegrafi/