Aeroplani i parë hibrid-elektrik i Skocisë është ngritur në qiell në një qendër të re prove në Orkney.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania amerikane e aviacionit Ampaire ka zëvendësuar një nga motorët në avionët e tyre të ri-pajisur Cessna me një motor elektrik kompakt.
Ampaire beson se teknologjia hibride mund të hapë rrugën drejt fluturimeve ndër-ishuj dhe rrugëve të shkurtra me “teknologji më të gjelbra”.
Pas fluturimeve provë fillestare në Hawaii, avioni u dërgua në Skoci për fluturimin e tij të parë mbi ujë.
Bëhet e ditur se një ngarkim i shpejtë 90-minutësh i baterisë së aeroplanit mund të sigurojë rreth një orë fluturim. /Telegrafi/