Telegrafi

Aeroplani duhej të kthehej në Vjenë pas një fluturimi dy orësh, pasi pesë nga tetë tualetet u prishën

Një aeroplan i aviokompanisë Austrian Airlines, Boeing 777, është detyruar të rikthehet në Vjenë, dy orë pasi ishte ngritur në ajër nga kryeqyteti austriak dhe për destinacion kishte New Yorkun, pasi pesë nga tetë tualetet u prishën në fluturake.

“Ekuipazhi vendosi të kthehen prapa, pasi që konstatuan se kishte problem teknik në tualet – konkretisht në guaskë nuk lëshohej uji”, tha zëdhënësi i aviokompanisë.

Siç raporton The Guardian, në këtë aeroplan gjendeshin rreth 300 persona, kurse për destinacion kishte New Yorkun, SHBA, transmeton Telegrafi.

“Është hera e parë që diçka e tillë po ndodhë në këtë aviokompani. Aeroplani prej asaj kohe është stacionuar në Vjenë, e problemi u zgjidh shpejtë dhe u rikthye në punë fluturakja”, shtoi zëdhënësi.

E të gjithë pasagjerët që janë prekur nga ky veprim, pra kthimin e fluturakes nga ku ishte nisur, u janë rezervuar aeroplanët e tjerë për të vazhduar rrugëtimin. /Telegrafi/