Aeroporti Monpellier aktualisht është mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm pasi një aeroplan mallrash doli nga pista ndërsa po përpiqej të ulej në orët e para të mëngjesit të së shtunës (24 shtator).
Boeing 737 aéropostale po përpiqej të ulej në kushte stuhie dhe përfundoi jashtë pistës në një liqen aty pranë.
Tre personat në bord kanë mbetur të padëmtuar gjersa po hetohet rasti për shkaqet e aksidentit.
⚠️ Accident du @BoeingFrance #737 immatriculé EC-NLS exploité par #WestAtlantic / sortie de piste pendant atterrissage survenue le 24/09/22 à l’aéroport de @mplaeroport / 4 enquêteurs @BEA_Aero sur place / ouverture d’une enquête de sécurité. pic.twitter.com/H76U3BbRxk
— BEA ✈️ ⚙️🔬🇫🇷 (@BEA_Aero) September 24, 2022
“Si një masë sigurie, aeroporti i Montpellier është i mbyllur për një periudhë të pacaktuar për fluturime mallrash dhe komerciale, në pritje të ndërhyrjes së një kompanie të specializuar për të tërhequr aeroplanin”, shkroi Prefet de l’Herault në Twitter.
Disa fluturime që do të niseshin nga aeroporti mëngjesin e sotëm tashmë janë anuluar, duke përfshirë ato që shkojnë për në Athinë dhe Tunis.
Fluturimet për në Londër-Gatwick dhe Paris-Orly që janë planifikuar sot në mëngjes gjithashtu janë anuluar. /Telegrafi/
❌✈️ Cette nuit un avion de fret en phase d’atterrissage à l’aéroport de #Montpellier est sorti de la piste.
Pas de blessé.
⚠️ L’aéroport de Montpellier @MPLaeroport est fermé pour une durée indéterminée aux vols commerciaux et aux vols de fret.
ℹ️ Communiqué de presse ⤵️ pic.twitter.com/jej7aVd2Wl— Préfet de l'Hérault 🇫🇷 (@Prefet34) September 24, 2022