Telegrafi

Aeroplani i Bleona Qeretit pësoi avari gjatë fluturimit (Video)

Bleona Qerreti në momentet që po kthehej nga Cancun i Meksikës, aeroplani me të cilin po udhëtonte ka rrezikuar të bëjë një aksident ajror.

Në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, këngëtarja shihet teksa mban një maskë të oksigjenit, ndërsa piloti lajmëron se nuk ka ajër në kabinë.

Këngëtarja ishte për xhirime të filmit hollivudian, ku përbri videos ka shkruar, “Ky është momenti kur jeta merr tjetër kuptim”.

Fatmirësisht gjithçka është përmbyllur pa problem, dhe avioni ka arritur të ulet në aeroportin e Londrës. /Telegrafi/