Një aeroplan amerikan që u ngrit nga Kuba pati probleme me motorin pasi goditi zogjtë dhe u kthye në Havana për një ulje emergjente të dielën, thanë autoritetet kubane.
Si pasojë, kabina e aeroplanit thuhet se u mbush me tym, por askush nuk pësoi në këtë incident, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Este es un video desde dentro del avión, en el que al parecer ha entrado humo a la cabina. Un pasajero ha declarado que se ha escuchado una explosión en uno de los motores, lo que ha ocasionado el aterrizaje de emergencia.
📸 Unknown pic.twitter.com/Z4LgPKKca5
— On The Wings of Aviation (@OnAviation) March 5, 2023
Boeing 737 mbante 147 pasagjerë dhe një ekuipazh prej gjashtë vetash, tha Southwest Airlines.
Siç bëhet e ditur më tej, zogjtë goditën një nga motorët e aeroplanit dhe hundën e tij pak pas nisjes.
“Pilotët u kthyen në mënyrë të sigurt në Havana”, ka thënë më tej Southwest duke shtuar se udhëtarët do të dërgoheshin në një fluturim tjetër për në Fort Lauderdale. /Telegrafi/