Site icon Telegrafi

Aeroplani bën zbarkim dramatik derisa tundet nga erërat e forta në Britani

Shumë njerëz që kanë frikë nga fluturimi do t’ju thonë se zbarkimet janë ato që urrejnë më së shumti.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndjenja e përplasjes së rrotave në pistë mund të jetë e mjaftueshme për të trazuar stomakun e pasagjerëve dhe për t’i bërë ata të mendojnë skenarin më të keq.

Mund të shkaktojë ankth edhe në kushte të buta, e lëre më pastaj të imagjinoni të jeni në këtë aeroplan derisa Stuhia Barra godet Mbretërinë e Bashkuar me erëra të forta.

Pamjet dramatike tregojnë pilotin duke u përpjekur të bëjë një zbarkim të drejtë, derisa erërat e lëkundin aeroplanin.

Derisa Stuhia Barra iu afrua Britanisë nga Atlantiku, autoritetet lëshuan paralajmërime të shkallës së verdhë të motit për erë në pjesën më të madhe të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version