Një aeroplan me 134 persona bëri një ulje emergjente në Graz të Austrisë, kur një nga pasagjerët e tij refuzoi të dilte nga tualeti.
Sipas Brusselstimes, përcjell Telegrafi, policia lokale tha se pasagjeri u mbyll në tualet menjëherë pas ngritjes nga Qiproja për në Cyrih të Zvicrës.
Dhe si pasojë, piloti vendosi të zbriste në Graz në mënyrë që të merrej me situatën.
Pas aterrimit të aeroplanit, burri më në fund u largua nga tualeti, por pa dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tij.
Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se asgjë e dyshimtë nuk u gjet në bagazhin e tij.
Burri duhej të vazhdonte drejt destinacionit me tren pasi aeroplani ishte ngritur përsëri pas vonesës së pazakontë të fluturimit. /Telegrafi/