Site icon Telegrafi

Aeroplani bën ulje emergjente, pasagjerët në panik (Video)

Një aeroplan “Thomas Cook” ndërpreu fluturimin dhe bëri një ulje emergjence në Manchester të Britanisë, pas raportimeve se kishte rrjedhe të karburantit.

Në bord ndodheshin më shumë se 280 pasagjerë, të cilët u detyruan të dilnin nga avioni, pasi në vendin e ngjarjes marshuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Vetë kompania tha se fluturimi MT2718, që ishte nisur drejt Las Vegas, u kthye mbrapsht për shkak të “problemeve teknike”, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Mail Online shkruan se bëhej fjalë për një rrjedhje të karburanti.

Pamjet e tregojnë momentin kur aeroplani ulet në Manchester, teksa njerëz të shumtë shihnin ndërsa tre automjete zjarrfikëse shkonin drejt tij. Të gjithë pasagjerët në bord zbritën shëndoshë e mirë. Ata mësohet se e vijuan udhëtimin e tyre me një tjetër avion.

Exit mobile version