Telegrafi

Aeroplani bën ulje emergjente në Irlandë, 16 persona të plagosur

16 persona janë plagosur pasi një aeroplan që kishte ndërmarrë një fluturim transballkanik bëri turbulencë. Avioni u detyrua që të bënte ulje emergjente në aeroportin “Shannon”, në Republikën e Irlandës.

14 janë pasagjerë dhe dy pjesëtarë ekuipazhi, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, në ngjarjen e ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, transmeton gsh.

“Ulja emergjente erdhi pas turbulencave të papritura. Avioni u ul në aeroportin e Shannon në Irlandë, ku u prit nga personeli mjekësor. United Airlines po ofron të gjithë kujdesin e mundshëm dhe mbështetjen ndaj pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit UA-880, që ra pre e turbulencave të papritura gjatë fluturimit nga Hjustoni në Londër gjatë ditës së sotme”, njoftoi kompania ajrore. Pasagjerët dhe ekuipazhi i plagosur u dërguan në spital në Limerick.