Site icon Telegrafi

Aeroplani bën ulje emergjente, ekuipazhi u shtrua në spital (Video)

Një aeroplan i “British Airways”, i nisur nga San Francisco drejt Londrës, ka bërë ulje të detyruar në Vancouver, pasi pjesëtarët e ekuipazhit dhe disa pasagjerë janë ndierë keq e kanë pasur nevojë për kontroll mjekësor.

Sipas zëdhënëses së rrjetit të spitaleve “Vancouver Coastal Health”, 25 persona janë shtruar në spital si masë paraprake, e më pas kanë dalë prej andej, por nuk janë trajtuar për probleme në frymëmarrje, siç ishte raportuar, thekson zëdhënësja Michele Kropf.

Shkaqet e incidentit nuk dihen ende, sikurse nuk jepen informacione as në lidhje me simptomat, apo numrin e pasagjerëve që kanë qenë në bordin e avionit “Airbus A380”, përcjell TCH.

Pamjet e para nga aeroporti shfaqën mjetet e emergjencave që rrethuan avionin në pistë.

Fluturimi “BA286” ishte nisur më 19:13 (03:13) të së hënës dhe u ul në qytetin kanadez vetëm pak orë më pas. Pasagjerët e tij u dërguan nëpër hotele dhe do të vijojnë udhëtimin e tyre me fluturime të tjera.

Gavin Wilson, drejtor i çështjeve publike, theksoi se 25 anëtarët e ekuipazhit u larguan nga spitali në orën 5 të mëngjesit (13:00 me orën tonë). Ai shprehet gjithashtu se, për momentin “nuk mund t’iu jap informacione se për çfarë u trajtuan ata”.

Exit mobile version