Telegrafi

Aeroplani bën ndeshje me qenin

Aeroplani i tipit ATR mbrëmjen e së premtes gjatë aterrimit ka goditur një qen, me ç’rast ka humbur rrotën e përparme.

Piloti gjakftohtë më pas e ka ndalur ngritjen, ka ngadalësuar aeroplanin dhe e ka drejtuar atë kah livadhi më i afërm. Në mesin e 25 udhëtarëve, fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar.

Kompania ajrore indiane Kingfischer, të cilës i takon avioni, është ankuar për kushtet e këqija të sigurisë në aeroportet e vendit, derisa problemin më të madh pilotëve u shkaktojnë kafshët endacake.

Gjatë vitit të kaluar në aeroportin ndërkombëtar të New Delhit një majmun kishte shkaktuar shtyrjen e fluturimeve për disa orë rresht.