Telegrafi

Aeroplani me 89 udhëtarë ateroi me sukses, megjithëse pa rrotat e përparme (Video)

Rrotat e përparme nuk dilnin prej një aeroplani, duke bërë që piloti të bënte një ulje emergjente, pa një këtë pjesë shumë të rëndësishme.

Manovrat që bëri piloti, kanë bërë që atë ta konsiderojnë si hero, meqenëse ai doli të aterronte suksesshëm, në Mandaley të Mianmarit pa shkaktuar ndonjë aksident, transmeton Telegrafi.

Në bordin e aeroplanit ishin 89 udhëtarë, si dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, që dolën të palënduar pas hapjes së dyerve emergjente.

Autoritetet e aeroportit ishin njoftuar për pamundësinë e pilotit, që të nxjerrë rrotat për aterrim, andaj boshatisën pistën për të shmangur ndonjë pengesë.

Së shpejti do të fillojnë hetimet, për të zbuluar shkaqet e incidentit, që për fat të mirë përfundoi me sukses. /Telegrafi/