Telegrafi

Aeroplani me 186 pasagjerë fillon fluturimin, papritmas në pistë shfaqet një aeroplan tjetër!

Një aeroplan i Singapore Airlines (SIA) ishte përfshirë në një gati përplasje me një aeroplan të Korean Air, në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon në Seul, të enjten e kaluar, njoftojnë mediat vendase.

Përplasja u shmang pasi një kontrollues i trafikut ajror urdhëroi fluturimin SQ16, i cili ishte duke fluturuar drejt San Franciscos, për të bërë një ndalesë emergjente, pasi që KE929, që ishte drejtuar për në qytetin rus të Shën Petersburg, papritmas u vu në lëvizje në pistë – pa leje, transmeton Telegrafi.

Aeroplanit SQ16, i cili thuhet se kishte qenë duke lëvizur me shpejtësi në mes 90kmh dhe 100kmh, i ishin dëmtuar gomat gjatë procesit të frenimit.

Në aeroplan, siç përcjellin mediat e huaja kishte 186 pasagjerë dhe 18 pjesëtarë të ekuipazhit në bord.

Zëdhënësi i SIA tha se fluturimi i SQ16 u vonua për rreth 19 orë, pasi gomat e aeroplanit u desh të zëvendësohen, e pasagjerëve iu është siguruar një strehim, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, aeroplani KE929, filloi fluturimin dy orë pas incidentit. U tha se pilotët kanë injoruar udhëzimet e mëhershme nga kontrollues të trafikut ajror.

Sipas një raporti të Korea Times, ministria përkatëse e Koresë së Jugut është duke hetuar dhe pritet të lëshojë raportin e saj, brenda dy ose tri javësh. /Telegrafi/