Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “kapën” aeroplanë luftarakë dhe bombardues rusë në brigjet e Alaskës të mërkurën në mëngjes, sipas Komandës së Mbrojtjes të Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, fluturaket ushtarake ruse hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës dhe një përgjigje ndaj tyre erdhi nga aeroplanët luftarakë amerikanë, tha NORAD në një deklaratë.
NORAD F-22s, CF-18s, supported by KC-135 Stratotanker and E-3 Sentry AWACS aircraft, intercepted two Russian Tu-142 maritime reconnaissance aircraft entering the Alaskan Air Defense Identification Zone on Monday, March 9th. pic.twitter.com/39n3zqy8F8
— North American Aerospace Defense Command (@NORADCommand) March 10, 2020
Në këtë drejtim, sipas NORAD “aeroplanët ushtarakë rusë mbetën në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe në asnjë moment nuk hynë në hapësirën ajrore sovrane të Shteteve të Bashkuara”.
Gjeneral Terrence J. O’Shaughnessy, komandant i NORAD, tha të mërkurën se “përgjimi i aeroplanëve të shumtë rusë tregon gatishmërinë dhe aftësinë e forcave të NORAD për të mbrojtur vendin e tyre”. /Telegrafi/