Telegrafi

Aeroplanët turq ndjekin helikopterin me ministrin grek (Foto)

Tjetër incident mes Greqisë dhe Turqisë në ishujt e pretenduar nga të dy vendet në detin Egje.

Këtë herë në incident është përfshirë edhe ministri i Rindërtimit Administrativ, Panajotis Kurumblis.

Teksa udhëtonte për të vizituar një postë ushtarake në ishullin Stroguli, në ndjekje të helikopterit të tij u vunë katër aeroplanë ushtarak turq, mes të cilëve dy gjuajtës F-16.

Helikopteri bëri ulje të detyruar në ishull, ndërsa avionët turq u larguan për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës, pas ngritjes së dy avionëve ushtarakë grekë.

Incidenti pason tensionet e javës së kaluar kur një anije luftarake turke goditi një mjet ushtarak grek në afërsi të ishullit Imia. /tvklan.al/