Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin personalisht ka garantuar të premten homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq se gjashtë aeroplanët Mig-29, për nevoja të ushtrisë serbe do të arrijnë më së voni deri kah mesi i korrikut, shkruan “Večernje novosti”.
Sipas edicionit online të kësaj gazete, ky është detaji më i rëndësishëm nga bisedimet e dy shefave shtetërorë në margjinat e takimit për ekonomi në Kazakistan.