Forcat e Armatosura të Danimarkës njoftuan se avionët e saj F-16 për herë të parë kanë lëshuar bomba në Siri, në rajonin e krahinës Raqqa, ku gjendet kryeqyteti i vetëshpallur i DAESH-it.
Komanda Mbrojtëse e Danimarkës theksoi se aksioni është zbatuar gjatë shtatë ditëve të kaluara, por nuk janë zbuluar më shumë detaje. Komanda e lartë ushtarake të premten njoftoi se avionët luftarak danezë kanë marrë pjesë në operacionet mbi provincat irakiane duke qëlluar komandën e DAESH-it dhe objektet kontrolluese, depot e armëve dhe luftëtarët, raporton Anadolu Agency.
Vendet skandinave iu bashkua koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DAESH-it në tetor të vitit 2014. Avionët danezë më herët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore në Irak, por jo edhe në Siri. Këto avionë vitin e kaluar u kthyen në Danimarkë për rikuperim.