Site icon Telegrafi

Aeroplanët fluturojnë midis rrokaqiejve në Australi, banorët shohin spektaklin nga ballkonet e tyre

Dy aeroplanë të Forcave Ajrore Australiane kanë fluturuar mes rrokaqiejve të Brisbane në një shfaqje të jashtëzakonshme aftësish të shtunën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan ngarkesash C-17A Globemaster dhe një aeroplan luftarak F/A-18F Super Hornet fluturuan ulët mbi horizontin e Brisbane, duke u afruar rreth 300 metra larg ndërtesave, për të shënuar ngjarjen vjetore të qytetit të Queensland, Riverfire.

Shumë banorë të Brisbane dolën në ballkonet e tyre për të parë aeroplanët e Forcës së Mbrojtjes Australiane që fluturonin nën perëndimin e diellit.

Të dy aeroplanët, të cilët gjithashtu fluturuan mbi Brisbane për prova dy ditë më parë, janë prodhuar nga Boeing dhe operohen nga skuadronet e Forcave Ajrore Australiane të cilat janë me qendër në Queensland.

Kapiteni i Grupit, Robert Graham, premtoi një ‘demonstrim spektakolar të pilotëve në ngjarjen përfundimtare të asaj që u vlerësua si ‘ngjarja më e madhe e arteve dhe kulturave të Queensland’.

Sidoqoftë, ky veprim ka tërhequr më parë kritika nga banorët të cilët thanë se u kujton atyre sulmet e 11 shtatorit dhe paralajmërojnë se edhe një ‘gabim i vogël’ mund të ishte katastrofik. /Telegrafi/

Exit mobile version