Telegrafi

Aeroplanët aterrojnë në Aeroportin e Prishtinës

Ai po ashtu ka thënë se në mëngjes ka mbërritur një aeroplan i NATO-s dhe tani në ora 12:50 sapo ka ateruar një aeroplan i Austria Airlines nga Vjena.

Një tjetër aeroplan i kësaj kompani pritet të arrijë pas 30 minutash, ndërkaq shpresohet të kryhen fluturimet edhe nga Lublana dhe Tirana. Po ashtu fluturimi për Stamboll është konfirmuar që do të kryhet.

Edhe pse ishte paralajmëruar se retë e krijuara nga pluhuri vullkanik, mund të arrijnë në hapësirën ajrore të Kosovës, zyrtarë të Aeroportit kanë thënë se kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë shpërthimet e reja ende vazhdojnë nga vullkani i Islandës, megjithatë pluhuri masiv, i cili ka shkaktuar kaos total nëpër aeroportet e Evropës, nuk është më i dukshëm për radarët, thonë meteorologët. /Telegrafi/Koha/