Site icon Telegrafi

Aeroplanë luftarakë dhe helikopterë fluturojnë ulët mbi Stamboll e Ankara, ka edhe të shtëna (Foto)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Ankara, teksa aeroplanë ushtarakë dhe helikopterë janë parë të fluturonin mbi qyteti, sipas dëshmitarëve në vendngjarje.

Sipas raportimeve të para në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, ku janë pikasur gjithashtu avionët luftarakë në fluturim.

Shkaqet që Forcat Ajrore turke kanë hyrë menjëherë në veprim në qiejt e Turqisë gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të premteje, mbeten ende të paqarta, transmeton tch.

Shërbimet e rrjeteve sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë ditës së sotme, sipas asaj që bën të ditur “Ria Novosti”. Ndërsa mediet lokale bëjnë të ditur se i gjithë personeli i sigurisë është thirrur në detyrë.

Exit mobile version