Llogaria “Fëmijët e pasur të Hong Kongut” në Instagram është duke pushtuar zemrat e miliona ndjekësve, për faktin së në të publikohen fotografi të ndryshme të fëmijëve që bëjnë një jetë luksoze.
Fotogaleria e postuar më poshtë tregon më së miri se si një pjesë e fëmijëve të pasur, shfrytëzojnë emrin por edhe pasurinë e prindërve që të realizojnë ëndrrat e tyre, transmeton Telegrafi.
Ata pozojnë brenda aeroplanëve dhe helikopterëve të tyre privat, por nuk mungojnë as pushimet luksoze, ku në jahte festojnë me shampanja të shtrenjta.
Por kur përmenden të pasurit është e pamundur të shmangen veturat e shtrenjta, hotelet me pesë yje, rroba e aksesorë të markave të njohura botërore. /Telegrafi/