Site icon Telegrafi

Me aeroplan futen në “zemrën” e uraganit Ida, publikohen pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese

Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në shtetet amerikane Louisiana, Alabama dhe Missisippi, kurse miliona njerëz akoma po tentojnë të evakuohen pavarësisht që uragani Ida ka arritur deri në brigje.

Aeroplani i Këshillit Kombëtar për Oqeane dhe Atmosferë në SHBA, gjatë të dielës ka fluturuar në qendër të uraganit për të studiuar fuqinë shkatërruese, transmeton Telegrafi.

Uragani Ida është futur në kategorinë e katërt derisa po lëvizte përgjatë bregut meksikan – duke rritur edhe më shumë forcën shkatërruese. Erërat e saj lëvizin me shpejtësi prej 240 kilometra në orë.

Në anën tjetër, presidenti Joe Biden ka shpallur gjendje katastrofe në Louisiana, duke urdhëruar që zonat e goditura nga uragani Ida t’i ofrohet ndihmë.

E siç raporton CNN, të paktën një person ka humbur jetën, e shumë shtëpi në Louisiana kanë mbetur pa energji elektrike. Madje shumë po kërkojnë ndihmë dhe shpëtim pasi që shtëpitë e tyre janë rrethuar nga uji. /Telegrafi/

 

Exit mobile version