Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup momentalisht ka më së shumti raste me coronavirusit, përkatësisht 966 raste aktive.
Aerodromi mbetet komuna me më së shumti të infektuar me COVID-19 me 170 raste aktive, ndërsa pas saj është Komuna Qendër me 158, Karposhi 138, Gazi Baba 108 dhe Kisella Voda 112, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çairi mbetet me 64 raste aktive, Gjorçe Petrovi 68, Butelli 38, Shuto Orizare 18, Saraj 16, Ilindeni 34.
Komunat me më pak raste aktive në Shkup janë Studeniçani 9, Haraçina 5, Sopishte 3, Çuçer Sandeva 5, Petroveci 7 dhe Zelenikova 3./Telegrafi/