Telegrafi

Aerodromi, Çairi dhe Kisella Voda me thuajse numër identik të rasteve aktive me coronaviurs

Komunat e Çairit, Aerodromi dhe Kisella Vodës kanë numër thuajse identik të rasteve aktive me coronaviurs.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Çairi ka 168 raste aktive, Aerodromi 161 dhe Kisella Voda 158 raste.

Në Komunën Qendër dhe Karposh ka me nga 128 raste, në Gazi Babë 139 raste aktive dhe Shuto Orizari me 101 raste.

Lexo po ashtu Regjistrohen 138 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Komunat me numër dyshifror të rasteve aktive me COVID-19 janë Studeniçani me 54 raste, Haraçinë 24, Ilindeni 23, Petroveci 17, Çuçer Sandeva 10, Sopishte 20 dhe Zelenikovo 8./Telegrafi/