Site icon Telegrafi

Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale

Artistja Aelita Andre nga Australia është vetëm katër vjeçare, ndërsa veprat e saj kanë arritur çmimin prej 24.000 dollarëve. Vajza u bë e njohur botërisht, ndërsa të dielën hapi edhe ekspozitën e saj të parë personale në New York. Historianët e artit veprat e saj i krahasojnë me veprat e piktorëve të mëdhenj, Jackson Pollock dhe Pablo Picaso.

“Aelita i zgjedhë ngjyrat vetë për pikturat e saj. Është shumë e vendosur dhe zemërohet nëse dikush i propozon diç për të pikturuar”, thotë i ati i saj Michael Andre. Nëna e saj Nikka thotë se vajza ka filluar të pikturoj që kur ishte vetëm 11 muajshe, para se të nisë të ecte.

Tash në shtëpi ka edhe atelienë e saj. Pikturat e saj arrijnë çmimin ndërmjet pesë deri në 10.000 mijë dollarë, derisa piktura e saj më e shtrenjtë deri më tash është shitur në Hong Kong për 24.000 dollarë. Prindërit e saj mohojnë se e kanë detyruar ndonjëherë vajzën e tyre të pikturoj, dhe insistojnë se veprat e vajzës së tyre duhet vlerësuar në bazë të vlerës artistike e jo në bazë të viteve të Aelitës, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version