Sevilla është shpallur kampion i Ligës së Evropës pasi në finale triumfoi kundër Liverpoolit me rezultat 3:1.
Por, Aritz Aduriz i Athletic Bilbao është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës së Europës.
Edhe pse nuk u kualifikua në finale, Aduriz me dhjetë golat e tij ka rrëmbyer trofeun më të mirë për edicionin 2015/2016.
Pas tij renditet Bakambu i Villarreal me nëntë gola, ndërsa pozitën e tretë e ndajnë Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund )dhe Kevin Gamiero (Sevilla) secili me nga tetë gola. /Telegrafi/