Telegrafi

Adrola Dushi thotë se u bë nënë në moshën 20 vjeçare: Troi më bën të qaj nga lumturia, ai është bekimi i jetës time

Foto: Instagram

Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, vazhdon të jetë një nga personazhet më aktive dhe më të ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila prej vitesh ka ndërtuar jetën dhe karrierën në Amerikë, u ka dhënë së fundmi hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Dhe ndër pyetjet e shumta ishin ato për djalin e saj, Troin, për të cilin ka deklaruar disa herë se është i vetmi person që e kompleton.

Foto: Instagram

“Sa vjeçe je bërë nënë”?, ka qenë pyetje e një ndjekësi, ndërsa Adrola u përgjigj, “20 vjeçe dhe i kam premtuar Troit që do rritemi së bashku”.

Në një pyetje tjetër, Dushi tregon se Troi e bën të qaj nga lumturia duke theksuar se është bekimi i jetës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adrola Dushi

“Troi më bën të qaj nga lumturia. Ai është bekimi i jetës time dhe shumë here më lë pa fjalë nga gjërat që ai thotë”.

Foto: Instagram

Troi ndërkohë është djali i vetëm i Adrolës, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Adis Patushin. /Telegrafi/