Site icon Telegrafi

Adrola Dushi publikon fotografi nga fëmijëria

Adrola Dushi (Foto: Instagram/adroladushi)

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, është përfshirë në frymën e artistëve që publikojnë fotografi nga fëmijëria e tyre.

Bukuroshja 26 vjeçare, ka kujtuar fëmijërinë e saj përmes disa fotografive të ndara me fansat në rrjetet sociale.

“Kujtime nga fëmijëria”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Adrola duket po aq e ëmbël sikurse tani saqë mund të vërehet se nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike në pamjen e saj.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/tag/adrola-dushi/

Sa i përket karrierës prej modeleje, para pak muajve u bë e ditur se Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”.

Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj, Bruce Cooper. /Telegrafi/

Exit mobile version