Telegrafi

Adrola Dushi pozon atraktive nga New Yorku, e mbështjellë me flamurin kuq e zi

Foto: Instagram

Ajo cilësohet të jetë njëra prej femrave më të bukura në trojet shqiptare.

Fjala është për modelen nga Shqipëria, Adrola Dushi, e cila njëherësh është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga 354 mijë njerëz vetëm në llogarinë personale Instagram, vazhdon të marrë vëmendje të madhe me secilin postim që publikon.

Duke qenë se po vazhdon punën dhe angazhimin e saj profesional në Amerikë, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi duke treguar se ndihet krenare për origjinën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adrola Dushi

Adrola shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ndërsa pozon atraktive nga New Yorku.

“Edhe Hana do ta dije, Edhe Dielli do t’ket pa, Se perqark ksaj rrokullije, Si Shqypnija vend nuk ka”, ka qenë përshkrimi i fotografisë referuar poezisë së Gjergj Fishtës.

Komplimentet ndërkohë krahas imazhit nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në këtë rrjet të popullarizuar. /Telegrafi/