Telegrafi

Adrola Dushi: Më kanë kërkuar seks në këmbim të famës

Ndodh shpesh që modelet të përfliten për skandale seksuale, për lidhje intime me persona të pushtetshëm etj, të cilat marrë goxha vëmendje mediatike.

Prandaj, mikrofoni i Thumb i është drejtuar modeles së njohur Adrola Dushi, duke e pyetur nëse edhe asaj i është kërkuar një natë në këmbim të suksesit apo parave.

“Kjo i ndodh të gjithave!”, tregon Adrola. “Nuk është vetëm për mua. Kjo u ndodh të gjitha vajzave, sidomos në Instagram”.

Më pas, ajo shton: “Gjithmonë habitem, pse duhet ta ofrojnë këtë gjë sepse sot jam e sigurt që çdokush mund të ketë në krah femra apo meshkuj. Askush nuk ka mbetur pa gjë!”.