Site icon Telegrafi

Adrijana Hoxhiq: Vendimi i PZAP skandaloz, më shumë vota kam marrë nga shqiptarët

Foto: Arkiv

Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) e ka quajtur skandaloz vendimin e PZAP për të anuluar votat e partive boshnjake në disa komuna.

Në një lidhje në “Debat Plus” ajo thotë se asnjë ligj nuk e ndalon që komunitetet tjera të votojnë subjekte të komuniteteve tjera politike.

“Askush nuk e ka dhënë votën me zor për partinë time”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Hoxhiq thotë se si PZAP ka mundur të dijë se në Prizren komunitetet tjera nuk kanë votuar partitë boshnjake.

Ajo thotë se më shumë vota ka marrë nga shqiptarët se nga serbët.

“Unë kam marrë më shumë vota nga shqiptarët. Kam marrë vota nga Prishtina, nga Rajoni i Pejës, nga Mitrovica e veriut. Paramendoni 795 vota më janë anuluar nga Mitrovica e Veriut. Edhe partitë shqiptare në çdo palë zgjedhje janë votuar nga komunitetet tjera dhe kjo asnjëherë nuk ka qenë problem”.

Hoxhiq thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Listën Serbe.

“Unë do të kisha kuptuar brengën nëse do të kisha fituar tre deputetë. Por unë kam fituar vetëm një deputet”, ka thënë ndër të tjera Adrijana Hoxhiq./Telegrafi/

Exit mobile version