Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Ndërsa, pas vendimit të Gjykatës Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.
Në vend të Adrijana Hoxhiq në Kuvend është futur Duda Balje nga Unioni Social Demokrat.
Komunitetet pakicë pas certifikimit të rezultateve do të kenë këtë përbërje në Kuvend:
Kosova Demokratik Partisi (KDTP) 6.496 vota apo 0.745 për qind, dy ulëse të deputetit në Kuvend.
Koalicioni VAKAT 5.366 vota apo 0.616 për qind, një ulëse.
Iniciativa e Re demokratike e Kosovës 3.305 vota apo 0.379 për qind, një ulëse.
Nova Demokratska Stranka (NDS) 2.885 vota apo 0.331 për qind, një ulëse.
Romani Iniciativa 3.172 vota apo 0.364 për qind, ulëse.
Nova Demokrasta Stranka (SDU) 2.549 vota apo 0.292 për qind, një ulëse.
Romani Iniciativa 3.172 vota apo 0.364 për qind, ulëse.
Nova Demokrasta Stranka (SDU) 2.549 vota apo 0.292 për qind, një ulëse.
Jedinstvena Goranska Partija (JGP) 2.161 vota apo 0.248 për qind, një ulëse.
Partia e ashkalinjëve për Integrim (PAI) 2.138 vota apo 0.245 për qind, një ulëse.
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 1.208 vota apo 0.139 për qind, një ulëse. /Telegrafi/