Site icon Telegrafi

Adrien Brody pështyn çamçakëzin në Oscar dhe ia hedh të dashurës së tij, shkakton një sërë reagimesh

Pasi u shpall fitues i çmimit Oscar për aktorin më të mirë për filmin “The Brutalist”, Adrien Brody, pështyu çamçakëzin dhe ia hodhi të dashurës së tij Georgina Chapman, ndërkohë që pamjet u bënë virale në rrjete sociale.

Aktori ka qeshur dhe është ngjitur në skenë, ku ka mbajtur një fjalim.

Pasuan reagime të shumta. Disa e konsiderojnë këtë një shenjë mosrespektimi, ndërsa të tjerë nuk shohin asgjë të kundërshtueshme në reagimin e tij.

Adrien Brody

“Ky njeri është i pakulturuar”, “Pse nuk e ka futur vetëm çamçakëzin në xhep, pse e ka hedhur?”, “Padyshim që ka mbetur i befasuar nga fakti që ka fituar Oscarin dhe nuk ka ditur të reagojë në atë moment”, janë disa nga komentet në Xu.

Lexo po ashtu Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Aktori është në një lidhje me Georgina Chapman që nga viti 2020. Ai tha se ajo ishte një partnere e shkëlqyer që e fuqizoi atë.

Adrien Brody me të dashurën

Sa për kujtesë, Halle Berry iu afrua Brody në tapetin e kuq dhe e puthi me pasion.

Ata përsëritën puthjen e tyre të famshme të vitit 2003, gjë që ndodhi edhe në këto çmime prestigjioze të filmit.

@news.com.au Adrien Brody threw his gum to his girlfriend right before he went on stage to accept his Oscar for Best Actor. #adrienbrody #oscars #oscars2025 #entertainment #celebrity #actor #movies #tv ♬ Eewh – Internet Cultura
Exit mobile version