Telegrafi

Adriatik Lota për projektin e fundit: Milionat nuk kanë të bëjnë me para

Këngëtari dhe klarinetisti i njohur Adriatik Lota ka promovuar këngën e tij të fundit “Miliona”.

Ai duke sqaruar titullin e këngës, ka thënë se “Milionat” nuk kanë të bëjnë me para por me vajza.

Xhrimet e videoklipit janë bërë në Shqipëri.

Lota gjithashtu ka publikuar edhe një album me 14 këngë të njohura ndër vite, të kënduara live.

Këngëtari ka thënë se albumi nuk është nxjerrë në shitje, por këngët mund të dëgjohen nga kanali i tij në Youtube.

“Albumin nuk e kam nxjerrë në shitje, u kamë bërë dhuratë miqve e shokëve që i njoh, nuk e kam parë të arsyeshme me iu kërkuar para”, ka thënë në “Reload” në RTV Dukagjini, Adriatik Lota.

Adriatik Lota, është i njohur si një këngëtar që këndon live nëpër dasma dhe ahengje, dhe ai ka thënë se zakonisht kuptohet lehtë me klientët, pasi edhe nuk është shumë i shtrenjtë./Telegrafi/